Ambasadori amerikan në OSBE: SHBA e zhgënjyer nga presidenti Ivanov

SHBA-ja si partner strategjik dhe vend mik i Maqedonisë ka kërkuar nga presidenti Gjorgje Ivanov që ta rishqyrtojë vendimin e tij për moshdënien e mandatit partisë që ka shumicën në Kuvend, ndërsa shteteve fqinje u është kërkuar që të tregohen të përmbajtur dhe konstruktiv në krizën politike.

Kejt Bërns, ushtrues detyre ambasador i SHBA-së në OSBE në Vienë, sot tha se SHBA-ja është e zhgënjyer nga vendimi i Ivanovit i cili ka refuzuar që t’ua jep mandatin partive që kanë shumicë të qartë parlamentare, për të formuar Qeveri.

“Ne besojmë se kjo është në kundërshtim me përkushtimin e OSBE-së, me principet themelore të demokracisë dhe sundimit të së drejtës, si principe themelore të organizatës (OSBE-së)”, tha Bërns.

“Si partner strategjik të Maqedonisë dhe me respetin e plotë të sovranitetit dhe integritetit të saj, e inkurajojmë presidentin Ivanov ta rishqyrtojë vendimin e tij”, ka thënë Bërns dhe u ka bërë thirrje “Qeverisë, liderëve politik dhe partive që të përmbahen nga sulmet ndaj organizatave të shoqërisë civile dhe të ndihmojnë që të sigurohen kushte dhe mbështetje për votat e pavarura dhe institucionet ta kryejnë punën e tyre”.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje fqinjëve të Maqedonisë të tregohen të përmbajtur dhe të jenë konstruktiv në këtë moment të ndjeshmërisë s ërritur politike në vend”, tha Bërns.

SHBA u bëri thirrje të gjitha palëve që në rend të parë t’i vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të punojnë bashkërisht dhe tërësisht t’i përmbushin detyrimet nga marrëveshja e Përzhinos.

“Zgjidhja e krizës politike mund të vijë vetëm përmes respektimit të ligjeve në Republikën e Maqedonisë dhe detyrimeve ndërkombëtare, dhe përmes respektimit të vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes proceseve demokratike, duke përfshirë rezultatet nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, dhe në frymën e përfshirjes dhe bashkëpunimit ndëretnik”, tha Kejt Bërns, ambasador i SHBA-së në OSBE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu