“I plasi zemra” në varrimin e gjyshes, familjarët: E donte tej mase, për të u kthye nga Belgjika

Detaje të tjera janë publikuar lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme në Librazhd, ku një 29-vjeçar, Toni Hidri, ka pësuar infarkt në ceremoninë e varrimit të gjyshes, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas të afërmve, të cilët kanë mbetur të shokuar nga tragjedia, Toni ishte shumë i lidhur me gjyshen e tij.

Toni është rritur nga gjyshja e tij, pasi prindërit kanë qenë të ndarë, gjë që shpjegon edhe lidhjen e madhe dhe dashurinë që kishte me nënën e tij.

Ka qenë ky shkaku i një emocioni të fortë që Toni ka përjetuar gjatë varrimit, që sipas mjekëve mund t’i ketë shkaktuar infarktin.

Mjekët thonë se Toni ka pasur tension të lartë e mandej ka pësuar infarkt që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme pa mundur të dërgohej në spital.

Të afërmit dhe miqtë e tij e kujtojnë atë si një djalë të mbarë e të mirë edukuar, e kjo sipas tyre falë gjyshes së tij që e rriti me dashuri. Prej shumë kohësh, Toni emigroi drejt Belgjikës tek i vëllai i tij, por sërish u kthye në qytetin e Librazhdit te gjyshja e tij, ku punonte si kamerier në lokalin në pronësi të dajës.

Banorët e Librazhdit thonë se ishte pikërisht gjyshja e Tonit arsyeja që ai braktisi Belgjikën dhe u rikthye në atdheun e tij, shkruan ‘panorama’.

Ndërsa gjyshja e Tonit është varrosur mesditën e së enjtes, ceremonia mortore e djalit të ri do të kryhet sot në mesditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu