Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE e mbajti një pres konferencë e cila shërbeu si përgjigje e promovimit të programit të qeverisë së re nga ana e Zoran Zaevit.
“Zaevi i abonuar mundej që me një porosi qartas dhe zëshëm të heq dorë nga platforma e bërë në Tiranë. Zaev u ngatërrua me paralajmërimet për debate për simbolet shtetërore. Nëse dëshironi që ta ruani unitaritetin tregoni edhe opinioni se po hiqni dorë nga platforma e Tiranës. Ai edhe njëherë vërtetoi se është i kërcënuar dhe me mashtrimin e interesave shtetërore dëshiron që të vije në pushtet. Mashtrim zgjedhor është kur premtoni diçka në kampanjë dhe pastaj si i kërcënuar zbatoni një agjendë të re. Deri dje Zaev gënjente se me BDI-në dhe Selën kanë biseduar vetëm për shtylla dhe parime, ndërsa sot vërtetoi se ka përgatitur një ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por nuk e zbuloi përmbajtjen e saj. Vërtetoi se kanë biseduar për rezolutën për gjykimin për gjenocid ndaj gjuhës shqipe, por jo edhe për atë se kush do të paraqitet si fajtor”, theksoi Milloshoski.
VMRO-DPMNE nuk e pranon platformën e re qeveritare të Zoran Zaev edhe pse u tha qartas se nuk do të lejohet ndryshimi i Kushtetutës e as që do të pranohen paratë dy gjuhësore, uniformat në dy gjuhë ose ndryshim të simboleve shtetërore.