Partitë shqiptare të rezervuara për komentet e Zaevit (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim heshtë për ofertën e LSDM-së për koalicionin e ardhshëm qeveritar të cilën e publikoi sot Zoran Zaevi. E pyetëm zëdhënësin e kësaj partie Bujar Osmani se cili është qëndrimi i partisë së tij tani që Zaev bëri të qartë se për ta nuk është e pranueshme që uniformat  e policisë të jenë edhe në shqip, që paratë dhe simbolet e shtetit të jenë edhe në shqip, dhe që kryetari i parlamentit domosdoshmërisht të jetë shqiptar. Por kohë më parë Osmani kishte deklaruar se ata ishin marrë vesh me LSDM-në për të gjitha këto pika, të cilat i demantoi sot Zaev.

“Edhe banknotat dhe monedhat do jenë në gjuhën shqipe, Në gjitha institucionet qendrore dhe lokale gjuha është zyrtare në prokurori, gjykata në të gjitha nivelet, te Avokati i Popullit nëse cilado palë në seancë gjithë procesi do jetë në dy gjuhë edhe aktet. Edhe në polici edhe në uniforma edhe në komunën e Shkupit edhe në gjitha uniformat tjera, ky është optimumi që është arritur në kuadër të kushtetutës shqiptarët nuk do heqin dorë nga implementimi”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Nga Lëvizja Besa thonë se programi i prezantuar sot është produkt i bisedimeve mes BDI-së dhe LSDM-së, prandaj nuk duan të komentojnë nëse do ti japin ose jo mbështetje Zaevit. Ata e bënë të qartë se vetëm ia kanë dhënë nënshkrimet për marrjen e mandatit ndërsa për gjithçka tjetër tek do të ketë diskutime brendapartiake.

“Atë që e prezantoi LSDM është oferta e saj për formimin e Qeverisë së ardhshme e cila ka dalë si rezultat i negociatave me BDI-në. Ne Zaevit vetëm ia kemi dhënë nënshkrimet për marrjen e mandatit. Programin që e prezantoiLSDM-januk është përpiluar në bashkëpunim me Lëvizjen Besa prandaj për çdo detaj tjetër do të prononcohemi ditët në vijim”, thonë nga Lëvizja Besa

Nga Aleanca për Shqiptarët ishin decid se do ti ngelin besnik deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

“Ne nuk lëvizim prej deklaratës as një fjalë!”, thonë nga LR PDSH

Është e paqartë nëse partitë shqiptare do të tërheqin mbështetjen që ia dhanë Zaevit në formë të nënshkrimeve për marrjen e mandatit pasi që u shpalosën qëndrimet e LSDM-së për shumë pika të ndjeshme për shqiptarët./shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu