Ish anëtari i kabinetit presidencial: Ivanov sjell vendimet nën presion të Gruevskit

Ejup Berisha, ish anëtar i kabinetit të Gjorge Ivanovit, thotë se presidenti maqedonas të gjitha vendimet e rëndësishme i merr nën presion të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“Kur merrej ndonjë vendim i rëndësishëm, presioni ishte shumë i dukshëm”, thotë Berisha, për Gazetën Lajm, duke treguar për përvojën e vetë deri sa ka qenë anëtarë kabineti, në periudhën 2009-2012.

Ai vlerëson se edhe vendimi i Ivanovit për (mos)dhënien e mandatit për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, mund të jetë i ndikuar nga Gruevski.

“Me siguri qëllimi i këtij vendimi është që VMRO-DPMNE të qëndrojë sa më gjatë në pushtet, sepse bashkëjetesa e Ivanovit me LSDM-në do të jetë më e vështirë”, vlerëson Berisha.

Sipas tij, Gruevski çdo herë që ka dashur të dërgojë mesazhe të ashpra ndaj bashkësisë ndërkombëtare, këtë e ka bë përmes Ivanovit.

“Kur dëshironte Gruevski ta qortojë bashkësinë ndërkombëtare, këtë nuk e bënte vetë por përmes Ivanovit”, thekson Berisha./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu