Akoma pa u formuar qeveria, fillojnë përplasjet BDI-LSDM

Edhe pse akoma nuk është formuar qeveria, kanë filluar mosmarrëveshjet mes BDI-së dhe LSDM-së.

Shkas për këtë është bërë deklarate e sotme e Zoran Zaev i cili është shprehur kundër përdorimit të gjuhës shqipe në monedha dhe në uniforma. Ai e ka arsyetuar këtë qëndrim të tij, me argumentin se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ka qenë zëdhënësi Bujar Osmani i cili ka shprehur papajtueshmëri me qëndrimin e Zoran Zaev.

Në një deklaratë për Zhurnal.mk ai ka thënë se BDI nuk pajtohet me qëndrimin e Zoran Zaev se dygjuhësia në valutë dhe uniforma është jo-kushtetuese.

Ai ka thënë se Kushtetuta e lejon përdorimin e gjuhës shqipe në valutë dhe uniforma ashtu siç është bërë edhe me letërnjoftimet dhe pasaportat.

“Ne mendojmë se gjithçka është në kuadër të kushtetutës, ashtu siç janë edhe pasaportat të cilat përdoren në gjithë territorin e vendit, por edhe në mbarë botën në dy gjuhë që janë në përdorim tashmë me dekada”, tha Zëdhënsi i BDI-së, Bujar Osmani për Zhurnal.mk. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu