Biznesmeni i suksesshëm, Lazim Destani ka marrë sërish përkrahje nga ambasadori William Walker për të ndihmuar avancimin e shqiptarëve.
Destani përmes disa fotografive të postuar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se sot është takuar me William Walker. Destani po ashtu, ka shkruar se Walker është energjik dhe i dedikuar për të ndihmuar avancimin e shqiptarëve.
“Disa çaste nga vizita e Ambasadorit William Walker sot në zyrat tona në Dusseldorf, Gjermani. Si gjithmonë energjik dhe i dedikuar për të ndihmuar avansimin e shqiptarëve”, ka shkruar Destani./ina