Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase para zgjedhjeve kishte deklaruar se partia e tij i ka tejkaluar mosmarrëveshjet dhe zënkat me LSDM-në dhe se nuk e përjashton një bashkëqeverisje me këtë parti ndërsa refuzon të njëjtën me VMRO-në. Sipas tij, LSDM pas vitit 2008 i’a ka ngul thikën pas shpine PDSH-së.