Pse sulmohet Ziadin Sela?!

Sigurisht e keni vërejtur se ditëve të fundit është duke u zhvilluar një fushatë shumë e egër mediale ndaj figurës së Ziadin Selës dhe Aleancës Për Shqiptarët.

E gjithë kjo fushatë e kordinuar dhe e sponzorizuar nga VMRO-ja por e ndihmuar edhe nga subjekte politike Shqiptare si PDSh e Menduh Thaçit ,nëpërmjet të ish deputetëve të saj , si dhe grupi i cilsëuar si ,,gruevistët” e BDI-së ,të ndihmuara nga disa media në gjuhën shqipe që në mënyrë indirekte kontrollohen nga VMRO dhe në mënyre direkte kontrollohen nga politikan të cilësuar si ,,gruevistë” brenda BDI dhe disa media të tjera që i kanë ,,borxh” VMRO-së për mjetet finansiare që i kanë marrë më herët nga pushteti në forma të ndryshme.

Qëllimi i parë:
Krejt kjo fushate mediale ka për qëllim ta paraqes z. Sela si ultra-nacionalist dhe radikal që VMRO ta shfrytëzoj si ,,ushqim” për protestuesit dhe për të pasur një palë shqiptare për konfrontim me qëllim që kriza të paraqitet si krizë ndëretnike, por ky nuk është qëllimi i vetëm.

Qëllimi i dytë:
VMRO gjithashtu e ka të qartë se z.Sela është çelësi i situatës aktuale, sepse një qeveri me LSDM nuk mund të formohet pa mbështetjen e Aleancës. Ata gjithashtu e dijnë se pa Aleancën nuk mund të shkojnë as në zgjedhje të jashtëzakonshme përshkak se qëndrimi i Z.Sela dhe Aleancës për zgjedhje të jashtëzakonshme se do ti bojkotoj ata dhe do të ju bëj thirrje gjithë Shqiptarëve që ti bojkotojn të njëjtat dhe bojkoti i shqiptarëve do të ishte me pasoja të paparashikueshme për Maqedoninë.

Qëllimi i tretë:
Ashpërsimi i mardhënieve të z.Sela me Zoran Zaev për tia pamundësuar këtij të fundit formimin e qeverisë sepse ata e dijnë dhe janë të sigurt se BDI pa pjesmarrjen e Aleancës nuk futen në Qeveri. Duke e ditur se sulmet ndaj Z.Sela bllokojn procesin e zgjidhjes së krizës,por gjithashtu ata duke e parë Selën si një partner serioz të faktorit ndërkombëtarë sidomos atij Amerikan kanë dhe një qëllim tjetër.

Qëllimi i katërt:
Te paraqitet z.Sela si faktor destabiliteti që në këtë mënyrë ta humb mbështetjen e madhe që e gëzon tek ndërkombëtarët./fol.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu