Ivanov: Pengesat për dhënien e mandatit nuk janë larguar

Pengesat për dhënien e mandatit ende nuk janë larguar, kanë thënë nga Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov, pas thirrjeve të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, që Ivanov t’i dorëzoj atij mandatin.

“Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin e dhënë në paraqitjen publike para qytetarëve të Maqedonisë” thuhet në reagimin e Kabinetit të Presidentit Ivanov, përcjell SHENJA.

Në paraqitjen e tij më 1 mars, presidenti Ivanov nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka kërkuar publikisht të refuzoj dhe të dënoj platformën e Tiranës, me të cilën sipas Ivanovit, vihet në pikëpyetje interesat themelore të Maqedonisë dhe shtetasit e saj.

“Përderisa unë jam President i Maqedonisë, nuk do të jap mandat as një njeri ose partive e cila bën përpjekje ose në programin e saj ka platformë për shkeljen e integritetit territorial të Maqedonisë. Sepse thellësisht vlerësoj se këto janë vlera thelbësore me të cilat askush nuk ka të drejtë të tregtoj. Dhe, nuk mendoj se do heq dorë”, pati deklaruar Ivanov më 1 mars./shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu