Pas zyrtarizimit të lajmit që do të jetë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mbajti një fjalim mbi projektet e reja në QSUT për sistemin shëndetësor.
Në një moment ndaloi prezantimin dhe kërkoi të pijë pak ujë, ndërsa zëri i dridhej nga emocionet.
“A mund të kem pak ujë të lutem nëse mundem?” u shpreh ministrja e emocionuar duke bërë një pauzë të shkurtër.
Ogerta Manastirliu pritet që të marrë zyrtarisht detyrën pas dekretimit nga Nishani dhe votimi në Kuvend.