Kryeministri Edi Rama sapo ka nisur komunikimin e tij javor me qytetarët nëpërmjet rrjetit sociale Facebook ku po shpjegon ndryshimet në qeveri.
Sipas Ramës, ndryshimet nuk kanë lidhje as me presionin e demokratëve dhe as me atë të Ilir Metës.
Gjithashtu, kryeministri theksoi se nuk i shkarkoi ministrat për performancën e ulët të tyre, përkundrazi ai e vlerësoi maksimalisht punën e tyre në krye të ministrive respektive, përcjell Albeu.com.
Ai theksoi se ndryshimet në qeveri bëhen me qëllim organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe qendrimin afër qytetarëve nëpër qarqe.
“Në 24 orët e fundit keni dëgjuar turli turli teorish konsiparative mbi ndryshimet në qeveri.
Jam këtu për tu bërë më dije se pari se këto ndryshime skanë asnjë lidhje me shfaqjen elektorale, skanë asnjë lidhje as me deputetët e PD-së që rrinë e bëjnë turnin e natës, skanë asnjë lidhje as me muzikën në çadrën bosh të PD-së, muzikë nën nivelet e klabeve të natës.
Këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me punën e ministrave, madje kanë përgëzimet e mia për punën e bërë në këto 3 vite. Saimir Tahirin, kampionin e kabinetetit që e ktheu policinë në institucionin me të rëndësishëm dhe më të besuar nga qytetarët”., – tha ai.
“Blendi Klosi vazhdoi rrugën e sukseshme me rezultate të lavderueshme stafetën e Erion Veliaj.
Ilir Beqaj u godit nga pushim nga shpifjet e opozitës të nxxitur nga lobet farmaceotike që humbën pushjtetin korruptiv mbi sistemin e shëndetësisë. Ministri ka bërë ndryshime që para 3 vitesh as nuk mendohesh. Bledi Çuci udhëhoqi bashkë me Bashkim Finon reformën historike administrative territoriale”., – vijoi kreu i qeverisë.
Sipas Ramës, vëndet e tyre do të zëvendësohen nga katër socialistë të tjerë. /Albeu.com/