Xhuda: Gruevski nuk mund të kthehet në pushtet

Mundësia që LSDM-ja dhe BDI të formojnë qeveri është më e madhe se sa që Nikolla Gruevski të mbetet në pushtet. Kështu vlerëson analisti i njohur i revistës Ekonomist, Tim Xhuda, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Xhuda, i cili për një kohë të gjatë i përcjellë zhvillimet në Ballkan në një intervistë për REL, thotë se Brukseli mund të ndihmoj, por jo edhe ta zgjidhë problemin pa ndihmën e politikanëve në Maqedoni.

Ai thotë se nuk duhet të lejohet eskalimi i krizës politike në një konflikt etnik.  Sipas tij, edhe ky skenarë nuk mund të përjashtohet./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu