Shkupi mbushet me njësi speciale në çdo hap, helikopterë mbi kryeqytet

Forca të mëdha policore kanë blinduar Shkupin. Pjesa më e madhe e tyre është përqëndruar në zonën tek gjykatat dhe deri në dalje të Shkupit. Siç bëhet e ditur kjo prani e shtuar është për shkak të procesit gjyqësor të Grupit të Kumanovës, që po vijon edhe sot, ku pritet të dëshmojnë të akuzuarit e radhës, informon INA.

Prania e shtuar e njësiteve speciale është edhe në hyrje daljet e kryeqytetit, ndërsa gjithçka monitorohet nga helikopterë të policisë.

Deri tani kanë dëshmuar 12 nga të akuzuarit, ndërsa pritet të dëshmojnë edhe pjesa tjetër. Dëgjimi i të akuzuarve pritet të përfundoj në muajin prill, me ç’rast më pas pritet ngritja e aktakuzës. Pjesa më e madhe e të akuzuarve kanë thënë se kanë qenë të manipuluar dhe se ky është skenarë ku është implikuar shërbime sekrete dhe personalitete politike./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu