Zeqiri godet: Do t’i zbardhim të gjitha rastet deri në fund

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë Qendrore të LSDM-së Muhamed Zeqiri ka deklaruar se prioriteti i partisë së tij gjatë qeverisjes së ardhshme është shteti i së drejtës transmeton Faktiditor.ch.
Zeqiri ka dhënë disa detaje në këtë drejtim duke përmendur edhe rastet e ndijshme sic janë ai i Sopotit, Monstra, Kumanova, Neshkovski dhe Mlladenov, e vërteta e të cilave duhet të zbardhet deri në fund.”Kjo patjetër duhet të ndodhë dhe është ndër prioritetet tona.Prioritet për qytetarët e Maqedonisë do të jetë shteti i së drejtës ” ka deklaruar Zeqiri

Për Zeqirin ngjarjet e Kumanovës janë pak më të komplikuara dhe për këtë sic shprehet ai do të kërkohet ndihmë nga komuniteti Ndërkombëtarë , të cilët duhet të n’a ndihmojnë për t’a zbardhur këtë rast .”Ky rast sipas anëtarit të Kryesisë Qendrore të LSDM-së mund të zbardhet , ka mjaftueshëm fakte për të parë se kush qëndron pas kësaj ngjarje dhe për ç’farë qëllimesh është bërë duke thënë gjithashtu se e vërteta patjetër të dihet për të mirën e gjithë qytetarëve .

Për Zeqirin ka edhe disa raste të ndjeshme që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësia duhet të triumfojë
Ai është shprehur se nuk mundet asnjë qytetarë i pafajshëm i Maqedonisë të jetë në burg .
“Fatkeqësisht, ka shumë qytetarëve të pafajshëm që janë në burgje dhe kriminelët e vërtetë janë të lirë” ka thënë deputeti Zeqiri duke u shprehur se kjo është arsyeja pse kjo është një nga përparësitë e qeverisjes sonë , në programin tonë për ti zbardhur këto raste deri në fund.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu