Grubi: Presidenti Ivanov po nxit konflikte ndëretnike

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, gjatë një interviste për “Zërin”, ka thënë se presidenti i vendit të tij, nuk e dëshiron ndryshimin e pushtetit në Maqedoni dhe se po nxit konflikte ndëretnike.

Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, njëherësh deputet i parlamentit të Maqedonisë, ka thënë se presidenti Gjorge Ivanov ka luajtur një rol të madh që në vendin e tij të ketë trazira ndëretnike.

Nga ana tjetër, Grubi beson se shumë shpejt do të vazhdojë seanca e ndërprerë në të cilën pritet të zgjidhet për herë të parë në postin e kryetarit të Kuvendit një shqiptar.

Duke folur rreth përfitimit të shqiptarëve me koalicionin e ri që pritet të ndodhë, Grubi ka treguar se tashmë janë marrë vesh me LSDM-në që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në çdo institucion dhe adresimi i menjëhershëm i rasteve të kontestuara gjyqësore si: “Monstra”, “Sopoti”, “Lagjja e Trimave” në Kumanovë do të jetë një tjetër prioritet i qeverisë së re. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu