VMRO-DPMNE-ja, përmes një deklarate për medie ka thënë se nuk ka asnjë arsye për vazhdimin e mandatit të Porkurorisë Speciale Publike dhe se ajo është një dorë e zgjatur e Zoran Zaevit dhe LSDM-së.
“VMRO-DPMNE ka votuar për një PSP e cila në mënyrë profesionale, pa anshmëri do të kryej punën e vet.
VMRO-DPMNE nuk ka votuar për PSP e cila do të jetë bashkëpunëtori i parë i kriminelëve të abonuar dhe do të shërbej si organizatë komunale e udhëheqësisë kriminele të LSDM-së”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Ata kanë shtuar se me heqjen dorë nga rasti “Puç”, me sulmin e tanishëm ndaj medieve dhe me lirimin nga paraburgimit të Verushevskit, nuk ka ndonjë arsye racionale për vazhdimin e mandatit të saj. /albeu