Një 3 vjeçar, është sulmuar nga qen endacak në fshatin Baqishtë të Kërçovës.
Sipas familjarëve të cilët ishin duke pritur para urgjencës së spitalit në Shkup për një lajmë të mirë thonë se fëmija ka dashur që të vizitoi babain e tij i cili ishte pak metra larg shtëpisë duke punuar.
Në momentin që fëmija del nga shtëpia, ata theksojnë se është sulmuar nga qenët endacak dhe se këtyre qeneve u janë bashkëngjitur edhe disa qen të një kopje.
Sipas drejtorit të urgjencës Ilir Hasanit, gjendja e fëmijës vazhdon të jetë në rrezik nga plagët e marra.
“Gjendja momentale e pacientit është mjaft kritike, dhe mjaft e rënd për shkak se pacienti është sjellë diku 3 orë pas lëndimit, por edhe nuk dihet saktë se kur ka ndodhur lëndimi, meqenëse fëmija ishte gjetur i vetmuar sipas familjarëve. Gjendja e tij është mjaft e rënd për momentin mjaft kritike disa herë është ndërmarr reanimimi i pacientit pas krizave që janë shkaktuar”, tha Ilir Hasani, Drejtor i urgjencës.