Dallimi në mes Trump dhe Obamas në 2 fotografi (FOTO)

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë Kancelaren gjermane Angela Merkel. Kësaj të fundit nuk pranoi as t’i zgjaste dorën në Zyrën Ovale.

Por në kohën sa ish-Presidenti Barack Obama ishte shefi i Shtëpisë së Bardhë, gjërat ishin ndryshe.

Obama po qëndron i heshtur pas akuzave të  ndryshme nga ana e Trump por këtë mendim nuk e ka edhe ish-fotografi i tij në Shtëpinë e Bardhë Pete Souza.

Ky i fundit nëpërmjet dy fotografive të publikuara në Instagram, ka kujtuar trajtimin që i është bërë Merkelit në kohën e administratës së shefit të tij.

Ai ka publikuar foto nga viti 2011 dhe 2009. Më 2009 ishte takimi i parë i dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë foto tjetër paraqet dy liderët në Francë gjatë samitit të G20.

Pavarësisht aferës së përgjimeve, Obama dhe Merkel u thanë të cilësonin vendet e tyre mike, por ndryshe ka vepruar Trump. Ai nuk ka pranuar t’ia zgjasë dorën kancelares gjermane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu