Sela: Pushteti po nxjerr video të vjetra të miat që të fsheh krimet e tyre

Ziadin Sela, nga Aleanca për Shqiptarët ka deklaruar se pushteti dhe mediumet të afërta me ta ditëve të fundit po nxjerrin inçizime të vjetra dhe deklarata që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore, që sipas Selës, të fshihet krimi i pushtetit.

Ai gjithashtu tha se po mbron edhe më tej interesat e shqiptarëve në Maqedoni, por nuk sheh asnjë radikalizim tek vetja.

Për t’u sqaruar me qëllimet dhe kërkesat e Selës sot kanë reaguar edhe nga Lëvizja Besa. Ata thonë se nuk do të mbështesin asnjë dokument që nuk është në të mirë të qytetarëve të Maqedonisë.

Ndërsa zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, mbrëmë në televizionin Telma deklaroi se Deklarata po shfrytëzohet për frikësim të qytetarëve. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu