Eurodeputeti Zver sygjeron që në Maqedoni të mbahen zgjedhje të reja

Eurodeputeti, Milan Zver është shprehur se në Maqedoni duhet të mbahen zgjedhje të reja.

Mendoj se gjithë energjia duhet të fokusohet mes partive fituese të zgjedhjeve, duhet të formohet qeveria, e cila si qeveria e Gruevskit që ishte kishte stabilitet, tash shihet dicka tjetër që nuk do sjellë stabilitet në rajon, mendoj se ajo nuk do ishte zgjidhje, nëse partia e cila ka fituar zgjedhjet nuk mund të formojë qeverinë atëherë duhet të mbahen zgjedhje të reja, ka thënë Zver për Kanal 5 transmeton Zhurnal.

Eurodeputeti ka deklaruar se së shpejti kolegë të tij do të vihen në lëvizje që të vihet rendi si duhet dhe Maqedonia të vijojë rrugën e saj të drejtë./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu