“Varroset i gjallë” aktori Çun Lajçi (FOTO LAJM)

Aktori i madh shqiptar Çun Lajçi, i cili njihet tashmë si një ndër kundërshtarët më të mëdhej për Demarkacionin me Malin e Zi është “varrosur i gjallë”.

Ai sot, përmes një fotoje të publikuar në Facebook, shihet i shtrirë brenda një varri, ndërsa ka komentuar se “Veç me pas kush me m’mbulu!!!”

Ende nuk dihet saktësisht se cila është arsyeja që e ka shtyrë Lajçin drejt këtij veprimi, por kohëve të fundit Lajçi ka shprehur pakënaqësi me ngjarjet politike, e sidomos me Marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, prandaj dhe me shumë mundësi, ai ka dashur të përcjellë një mesazh të fuqishëm lidhur me veprimin e tij. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu