Vanhoutte-VMRO-së: Nëse nuk të pëlqen mesazhi, vrit dërguesin e mesazhit

Peter Vanhoutte ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-së, të cilët gjatë ditëve të fundit po akuzojnë faktorin ndërkombëtar për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë.

“1-Nuk jam pushuar nga puna si ndërmjetësues nga BE-ja, por vetëm se marrëveshjes time i skadoi afati dhe nuk u vazhdua më tej, sepse njëra palë refuzoi të vazhdojë të angazhohet në proces në mënyrë konstruktive.

2-Asnjëherë nuk kam mbajtur anën e ndonjë partie, por gjithnjë e kam dhënë maksimumin tim për të ngelur i paanshëm dhe objektiv.

3-OBRM-PDUKM-ja refuzoi të vazhdojë punën me mua sepse kjo ishte më lehtë për ta: Nëse nuk të pëlqen mesazhi, vrit dërguesin e mesazhit, pikërisht këtë e kanë bërë ata”, ka shkruar Vanhoutte në profilin e tij. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu