Presidenti Nishani në deklaratë për shtyp bëri të qartë që nuk do ta dekretonte Fatmir Xhafajn Ministër të Brendshëm por shtoi se nuk e ka në dorë Presidenti këtë kompetencë, duke shtuar se i bën thirrje këtij institucioni, Kuvendit, të hetojë mbi këto akuza.
“Në këto rrethana, kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër pasi i vetmi kusht që përcakton Kushtetuta per Presidentin është te shohe plotësimin e kritereve për të qenë deputet.
Në rast se Kushtetuta do ia njihte të drejtën për të refuzuar, unë do e refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm, por në kushtet kur kushtetuta nuk ia jep, besoj dhe shpreosj që ai institucion te cilit ia njeh Kushtetuta kete te drejte, qe është parlamenti do gjykojë dhe vlerësojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore e politike që janë zgjedhjet e ardhshme politike”-tha Nishani.
Rikujtojmë që opozita prej disa ditësh i ka bërë thirrje Nishanit të mos bëjë dekretimin e Fatmir Xhafajt duke i parashtruar atij akuzat e bëra për krime në komunizëm./albeu.com/