‘Bomba’ e Trump pas takimit me Merkel, reagon ashpër Gjermania

Ka ardhur i fortë reagimi i Gjermanisë pas akuzave të presidentit amerikan Donald Trump, lëshuar vetëm pak kohë pas takimit me kancelaren Merkel.

Reagimi ka ardhur nga ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, e cila cituar nga Reuters i ka hedhur poshtë pohimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen.

“Nuk i kemi borxh NATO-s,” ka thënë Leyen, duke theksuar se eshtë gabim që ta lidhësh vetëm me NATO-n cakun e aleancës për anëtarët që të shpenzojnë 2 përqindëshin e të hyrave të tyre ekonomike në mbrojtje deri në vitin 2024.

“Shpenzimet e mbrojtjes po ashtu shkojnë në misionet paqeruajtëse të OKB-së, në misionet tona evropiane dhe në kontributin tonë për ta luftuar ISIS-in,” ka shtuar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu