Ambasadori finlandez shuplakë Maqedonisë, dygjuhësia është pasuri e vendit

Ambasadori finlandez në Shkup, Petri Ikonen, ka deklaruar se e ardhmja e ballkanit është bë BE. Sipas tij, kjo është e rëndësishme posaçërisht për vende të vogla si Finlanda dhe Maqedonia.

Sipas tij, natyrshëm Maqedonia bën pjesë në BE dhe dëshiron që vendi të jetë pjesë e BE-së, duke shtuar se bëjnë çmos që vendet e rajonit përfshirë Maqedoninë të arrijnë të jenë pjesë e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ikonen bëri të ditur se në Finlandë jetojnë 5.5 milionë banorë, ndërkaq 6% e tyre janë suedez. Në lidhje me dygjuhësinë, ambasadori shprehet se e konsideron si pasuri të vendit të tij. Ai shpreh dëshirën që Finlanda t’i ndihmojë Maqedonisë në aspekt të eurointegrimeve.

Sipas AIM-së, në lidhje me organizimin e përvjetorit të 100-të të Finlandës, parashihen shumë aktivitete nëpër botë. Në këtë aspekt, në Shkup do të mbahet koncert në gjuhën finlandeze, në nëntor të këtij viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu