Një ngjarje e trishtueshme ka ndodhur sonte në fshatin Baçishtë të Kërçovës, kur qentë endacak kanë sulmuar një grua.
Sipas informacioneve të TV24, qentë kanë sulmuar gruan, duke i shkaktuar plagë në dorë, por ajo ka arritur që të ikë dhe të strehohet në shtëpi, transmeton INA.
Kjo ngjarje tmerruese vjen pasi që qentë endacak javën e kaluar kafshuan për vdekje një fëmijë 4 vjeçar, i cili të dielën ndërroi jetë në Qendrën Klinike të Shkupit.