Shefat e grupeve parlamentare sot në mesditë pritet të kumtojnë emrat e kandidatëve për kryetar të Kuvendit. Në lojë janë disa emra për kandidatë, por ai që do të marrë miratimin pritet të jetë nga BDI, mëson INA.
Si një nga kandidatët më të pranueshëm është deputeti Talat Xhaferri, i cili është njohës i procedurave parlamentare. Përveç tij janë në lojë edhe emra të tjerë, ndërsa për propozimin e kandidatëve i është krijuar mundësia edhe Lëvizjes BESA, por edhe dy partitë më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE.
Gazeta maqedonase “Dnevnik” ka shkruar se për kryetar të Kuvendit sot pritet të votohet Oliver Spasovski nga LSDM, që gjatë zgjedhjes së qeverisë pas disa ditëve, ai të heq dorë nga ky post për të kaluar si ministër, dhe në vend të tij në krye të Kuvendit të vjen deputeti Xhaferri. Por këto informacione janë hedhur poshtë nga LSDM dhe BDI./ina