LSDM: Gruevski dhe VMRO-DPMNE dëshirojnë amnisti, kjo nuk do të ndodhë

Opinioni në vend dhe ai ndërkombëtar e dinë se ekziston vetëm një dokument i qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa ky është Programi i Qeverisë së re reformatore, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.

“Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE nuk dëshirojnë drejtësi- dëshirojnë amnisti, dëshirojnë mbrojtje të pasurisë së tyre të fituar në mënyrë kriminele dhe nuk dëshirojnë të përgjigjen për këtë. Për këtë shkak po e çojnë Maqedoninë drejt eskalimit të krizës politike. Kjo nuk është e mundur. Maqedonia nuk duhet të jetë peng i interesave kriminele të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu