Ja emri që do të propozojë për kryetar të Kuvendit Lëvizja BESA

Sot, kur duhet të mbahet mbledhja koordinuese për seancën plenare në të cilën mund të propozohet edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nga burime mirë të informuara të Lëvizjes BESA marrim vesh se kjo parti ka kandidat serioz për postin e Kryetarit të Kuvendit.

Ata, madje, shtojnë se BESA është partia më meritore për ta marrë drejtimin e Kuvendit, sepse është partia e vetme mbi të cilën nuk rëndon asnjë dyshim për krim dhe korrupsion, pra që nuk ka eksponentë të dyshuar ose që janë nën hetime, por është edhe partia e vetme që nuk ishte pjesë e krijimit të krizës, ndërsa tash është pjesë konstruktive e zgjidhjes së saj.

Përveç kësaj, propozimi që një kandidat i BESËS të jetë drejtues i Kuvendit do të ishte edhe një mesazh se në Maqedoni ka ndryshuar tashmë skena dhe se shqiptarët mund të përfaqësohen me kuadro të reja cilësore e pa asnjë bagazh që mund ta dëmtojë imazhin e një politikani. Jozyrtarisht merret vesh se kandidat i Lëvizjes BESA do të jetë deputeti Afrim Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu