Maqedoni, mbaroi koordinimi për vazhdim të seancës konstituive, asgjë nuk u vendos

Ka mbaruar mbledhja koordinuese. Nuk është vendosur asgjë konkrete. Bisedimet vazhdojnë nesër, njofton Portalb.mk. Mosmarrëveshjet janë mes VMRO-së dhe LSDM-së për kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërtime.

Vijon mbledhja: Shqyrtohen emrat e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërtime. Në të sipas marrëveshjes, numri i anëtarëve është si vijon: BESA 1 anëtar, VMRO DPMNE 6 anëtarë, LSDM 5 anëtarë, BDI 1 anëtar dhe Aleanca për Shqiptarët asnjë

Talat Xhaferi nga BDI bëri me dije për Portalb se koordinimi te Veljanovski është ndërprerë për të bërë pushim. Vazhdojnë në ora 15.30. Ai tha se në ndërkohë po shqyrtohen emrat e kandidatëve për Komisionin për zgjedhje dhe emërtime duke mos zbuluar emrat e tyre.

“Mbledhja vazhdon në 15.30. Merremi me përzgjedhjen e anëtareve të komisionit. Nuk ka diçka konkrete. Flitet për përbërjen e Komisionit dhe kryetarin e përbërjes së komisionit. BESA 1 anëtar, VMRO DPMNE 6 anëtarë, LSDM 5 anëtarë, BDI 1 anëtar dhe Aleanca për Shqiptarët asnjë” tha për Portalb.mk Afrim Gashi.

Ndërkaq, Vesel Memedi tha shkurt për Portalb se po vendoset për kandidatët e mundshëm.

Në Kuvendin e Maqedonisë mbahet takim koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare në të cilin duhet të konfirmohet propozimi për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve si parakusht për caktim të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Talat Xhaferi dhe Afrim Gashi janë pëfaqësuesit e partive shqiptare, gjegjësisht BDI-së dhe Lëvizjes BESA, ndërsa Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët. Ndërsa nga LSDM-ja është Oliver Spasovski kurse VMRO-DPMNE përfaqësohet nga Ilija Dimovski.

Siç informoi të premten kryesuesi me Seancën konstituive të përbërjes së nëntë parlamentare Trajko Veljanoski, takimi është caktuar në pajtueshmëri me konsultimet me përfaqësues të autorizuar të partive parlamentare, e me iniciativë të dorëzuar nga LSDM-ja e mbështetur me nënshkrimet e 67 deputetëve për vazhdim të Seancës konstituive.

Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zgjidhet në Seancën konstituive të Parlamentit me propozimin e të paktës 10 deputetëve, ndërsa përbërja e tij duhet të sigurojë përfaqësim adekuat deputetëve nga partitë politike të përfaqësuara në Parlament.

Ky Komisioni ose të paktën 20 deputetë mund të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa propozues mund të jetë edhe deputet.

Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt më 30 dhjetor, por u ndërpre për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës Ligjdhënëse./portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu