Talat Xhaferin e thirrë Ali Ahmeti, deshtoi mbledhja e Komisionit për Emërime

Athua BDI po vazhdon t’i shërbejë VMRO-së është dilema që kanë parashtruar disa portale maqedonase, pasi deshtoi mbledhja koordinuese për shkak të Talat Xhaferit, transmeton Gazeta Lajm.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot është realizuar mbledhja koordinuese e grupeve parlamentare në Kuvend për të diskutuar për ngritjen e Komisionit për Emërime dhe Mandate, por – pas dy takimeve – ajo ka përfunduar pa sukses. Në takimin e parë, pasi që ishte dakorduar numri i anëtarëve të secilit grup parlamentar (VMRO-6; LSDM-5; BDI-1 dhe BESA-1), kur kishte ardhur çështja e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit, ishte bllokuar për shkak se VMRO-DPMNE – duke iu referuar praktikës së deritanishme, kur kryetarin e këtij komisioni e ka pasur partia me më shumë anëtarë, ka insistuar që ta marrë kryetarin, por kjo nuk është pranuar nga LSDM, e cila – në emër të 67 nënshkrimeve, ka kërkuar që ajo ta marrë kryetarin.
Pas një pushimi, koordinatorët janë takuar përsëri, por kësaj radhe ka ndodhur një sabotim. Së pari në koordinim nuk ka ardhur Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa sapo ka ardhur ai, ka dalë jashtë Talat Xhaferi (me arsye se e fton Ali Ahmeti) dhe nuk është kthyer më, ndërkohë që i ka dërguar emrat e anëtarëve të Komisionit nga BDI.
Në mungesë të tij mbledhja është mbyllur dhe është shtyrë për nesër në orën 12.00.
“Pas kësaj detyrimisht shtrohet pyetja se kujt i shërbejnë Vesel Memedi dhe Talat Xhaferi, që e sabotojnë krijimin e Komisionit për Mandate dhe Emërime? Mbase Naçallnikut, apo?!”, kanë pyetur portalet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu