Fotografi mbron gruan myslimane: Ajo ishte “e tronditur” dhe në “ankth” (FOTO)

Fotografi i cili kishte bërë fotografinë e një gruaje myslimane duke shikuar në telefonin e saj, derisa po kalonte urën në Westminster, e ka mbrojtur atë – duke thënë se ajo ishte e “tronditur” dhe në “ankth”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këmbësorja e cila mbante një shami ngjyrë kafe dhe një pallto gri është fotografuar duke mbajtur një dorë në kokën e saj, ndërsa në këmbë kalonte pranë një viktime e cila po trajtohej në trotuar.

Ndonëse ishin të paktë, kishte të atillë që e kritikuan atë, duke thënë se “po ecte duke injoruar gruan e lënduar”.

Por fotografi Jamie Lorriman, 28, i cili kishte kapur pamjet, ka mbrojtur atë duke thënë se ajo nuk ishte duke e injoruar gruan e plagosur.

Fotografi i pavarur nga Barnsley, South Yorkshire, ka thënë: “Isha nën urë duke bërë fotografi, kur pash dikë që ishte shpëtuar nga lumi. Tani e di se ishte një trup i një gruaje, e cila ose ishte hedhur ose kishte rënë në lumë. Isha në urë për disa minuta dhe e pash një grua të shtrirë për tokë, pasi ishte goditur”.

Lorriman, i cili tanimë jeton në Londër, ka shtuar: “Pashë disa njerëz që po ecnin dhe një grua me telefon në dorë nëpër urë, aty ku shumica e viktimave ishin të shtrirë”.

“Kjo është arsyeja pse ajo në mënyrë të qartë duket e tmerruar dhe është e qartë se ajo është në shok”.

“I kam bërë disa fotografi të kësaj gruaje, nga të cilat mund të shihni se ajo duket në gjendje të rëndë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu