Kjo grua i tregoi botës se jo vetëm vajzat e reja mund të jenë modele të suksesshme. Yazemeenah Rossi është 61 vjeçare e cila së fundi luajti në një kampanjë për veshje të notit.
Qëllimi i dizejnatorëve ishte që të shfaqin bukurinë dhe natyralizmin, transmeton Express.
Yazemeenah ishte kandidatja e përsosur për këtë fushatë. “Kjo grua reflekton shëndet dhe energji. Ajo është e bindur dhe absolutisht mahnitëse,” tha një përfaqësues i markës.
Ajo tregoi sekretin pamjes perfekte, Yazemeenah thotë se ka disa rregulla për ruajtjen e bukurisë së saj. Së pari, të jetojë jetën në mënyrën që pëlqen, dhe të bëjë çdo gjë që dëshiron. Së dyti, të përqëndrohet në të ushqyerit e shëndetshëm duke ngrënë më shumë perime dhe peshk. Së treti, të kujdeset për lëkurë dhe flokët duke përdorur vajra natyrore.