E hëna, ditë e vështirë për Talatin. paralajmërohen bllokada

Kanditati i BDI-së për kryeparlamentar Talat Xhaferi nesër do ta ketë një ditë të vështirë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Njëri nga organizatorët e protestave të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, sot nga sheshi “Maqedonia” theksoi se nuk mund të zgjidhet për kryetar të Kuvendit një person që nuk distancohet nga Deklarata e Tiranës dhe nuk e dënon atë.

Ai nuk shpjegoi se në cilën mënyrë do të ndalojnë të zgjidhet kryetari i Kuvendit, por theksoi se deri tani protestat e tyre kanë dhënë rezultat dhe sipas tij, po ndjehet presioni i madh i popullit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu