Kryetari i LSDM-së është i ftuar në edicionin informativ të Kanal5 ku është pyetur se pse nuk pranon ofertën e Nikolla Gruevskit për të hedhur poshtë Platformën Shqiptare dhe të formoj qeveri të pakicës.
Kryetari i LSDM-së ka thënë se në qeveri patjetër të përfshihen edhe shqiptarët, përndryshe ndodhë federalizimi i shtetit.
“Megjithatë qeveria do të krijohet dhe do funksionoj në të mirë të qytetarëve. Mos dhashtë zoti që të krijohet ndonjë konflikt ndëretnik ose intraetnik, pastaj nuk na duhet as qeveria as shteti, mjaft pak jemi edhe më tepër të ndahemi”, ka thënë Zaev.
Ai ka thënë se kriza politike duhet patjetër të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe jo në rrugë.
Pasi do humb durimi dhe qytetarët tjerë do reagojnë kundër huliganëve të Gruevskit.