Ademi-VMRO-së: Mos zvarisni procesin e zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit

Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, drejtuar deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovskit i cili tha se partia e tij ka investuar më tepër në Tetovë se sa vet Teuta Arifi.

“Te ne shqiptarët ka një fjalë popullore, fshati që duket nuk kërkon kallauzë, punët janë të qarta. U përmend Teuta Arifi këtu. Se di përse?

Teuta Arifi nuk është deputete, nuk është as kandidate për kryetare Parlamenti. Debati po shkon drejt esklalimit. Keni të drejtë ta bllokoni foltoren, por nuk ka efekt”, u shpreh Ademi.

Ademi kërkoi që deputetët e VMRO-DPMNE-së të tregohen të arsyeshëm dhe të mos zvarisin procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu