Komunikacioni në aksin rrugor Ura e Mullirit-Dibër, sot dhe nesër zhvillohet me ndërprerje në këtë orar

Në aksin rrugor Ura e Mullirit – Dibër për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë (asfaltim), sot dhe nesër qarkullimi do të jetë në ndërprerje nga ora 13:00 deri në 16:00, informon LAMM.

Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu