Berisha i versulet Henri Çilit: Sharlatan, kur të vij në pushtet do të mbyll universitetin (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha “kërcënoi” sot Henri Çilin se kur të vijë Partia Demokratike, nuk do t’i njohë diplomat e universitetit UET.

Berisha tha se ai universiteti i ngjan Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste të Nexhmije Hoxhës.

Ti zotëri, e ke shndërruar universitetin në stok të organeve të krimit shtetëror. I them administratorit të këtij universiteti, të universitetit “Edvin Kristaq Rama”, do kesh pasoja shumë të rënda.

I bëj thirrje studentëve, tregojini vendin këtij sharlatani! I paralajmëroj se kur të vijë Partia Demokratike në pushtet, do t’i bëjë diplomat të pavlefshme”, tha Berisha duke folur në çadrën e opozitës përballë kryeministrisë.

*Degjojeni Berishen ne 5 minutat e fundit të videos kur flet për Henri Çilin


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu