Ja çfarë thotë Selmani, partive shqiptare për vasalitetin ndaj maqedonasve

Kryetari i SHGM-së Selmani në profilin e tij në Facebook, ka shkruar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka theksou se platforma shqiptare u shkrua në Maqedoni, ndërsa ai vetë kishte lehtësuar komunikimin.

Lexoni të plotë postimin e Selmanit:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e paska shkruar platformën shqiptare, por vetëm ka ndihmuar për vendosjen e komunikimit midis bajraktarëve shqiptar të Maqedonisë.

E kuptojnë shqiptarët kënd kanë zgjedhur për të përfaqësuar interesat e tyre në Parlament?!
Inati mes tyre nuk është për të drejtat e shqiptarëve, por kush do jetë vasali më i devotshëm i partive maqedone për një strajcë taxhi!”

Ky ishte postimi i plotë i tij, në rrjetin social Facebook./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu