Kunata sherr me kunatën, e godet me bastun në kokë

Një sherr mes dy kunatave në Lushnje ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.

35-vjeçarja Rudina M, pasi është konfliktuar me kunatën e saj, 36-vjeçaren me iniciale E.V, në sherr e sipër, e ka goditur atë me bastun druri në kokë.

Policia e Fierit bën me dije se E.V, si pasojë e plagës së marrë në kokë është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime për ‘Gazeta Express’ thanë se dy gratë i përkasin komunitet rom, dhe shkaku mësohet se ka qenë konflikti i fëmijëve të tyre.Express

Pas sherrit të fëmijëve, konflikti ka agravuar edhe me tej, duke u përfshirë edhe dy gratë, kunata me njëra-tjetrën. Në lidhje me këtë ngjarje, policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga autoren, 35-vjeçaren, Rudina M.

Po ashtu, pas veprime hetimore, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu