Oliver Spasovski: Heqja e flamurit të Maqedonisë në Kumanovë, një akt i turpshëm (FOTO)

Deputeti i LSDM-së nga Kumanova, Oliver Spasovski, e ka dënuar aktin e sotëm të heqjes së flamurit të Maqedonisë dhe vendosjes së flamurit të Shqipërisë në këtë qytet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në Kumanovë ndodhi një akt i turpshëm. Njiherit Spasovski bëri thirrje që qytetarët të jenë të qetë, të tregojnë se, sipas tij, Kumanova është më e rëndësishme, si edhe bashkëjetesa në qytet dhe në Maqedoni.

Përndryshe, disa të rinj shqiptarë e kanë hequr flamurin e Maqedonisë dhe e kanë vendosur atë të Shqipërisë në një shtyllë në Kumanovë. Policia i ka hetuar dhe ka arritur që t’i kapë. Personat janë të mitur./Telegrafi/


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu