Limaj: Më përpara na njeh Serbia, se që dorëhiqet Thaçi

Kryetari i “Nismës për Kosovë”, Fatmir Limaj, ka bindjen se më përpara e pranon Serbia pavarësinë e Kosovës sesa që dorëhiqet Thaçi nga posti aktual

I ftuar mbrëmë në një emision të RTV21, ai tha se në Kosovë dy gjëra janë të vështira: Të duhet vendi dhe të punohet drejt.

Limaj tha se punëtor është ai që e do vendin, por në Kosovë tha se punëtorin e bëjnë budalla, derisa tha se edhe të duhet vendi është vështirë.

I pyetur se a më shpejt ndodh që ta pranojë Serbia Kosovën apo që presidenti Thaçi të dorëhiqet nga posti, Limaj tha se mund të ndodhë edhe kjo, që më parë të pranojë Serbia Kosovën sesa Thaçi të dorëhiqet. “Dorëheqja – kjo nuk ka shansa”, tha më tutje Limaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu