Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sot në orën 13.30, do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. Ai në Shkup do të ketë takim vetëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov rreth orës 14:00 me të cilin, sipas paralajmërimeve, pike së pari do të jetë biseda për krizën e emigrantëve dhe rolin e Maqedonisë në përpalljen me të.
Në agjendën e Donald Tusk është vetëm takimi me presidentin e shtetit, dhe sipas paralajmërimeve, Tusk do t’i apelon Ivanovit që ta rishqyrton vendimin e tij dhe të jep mandatin për formimin e qeverisë.
Presidenti Ivanov, ndër të tjera do ta njoftojë Tuskun me situatën politike të rënduar në vend, dhe mundësin për daljen nga kjo krizë që ka mbërthyer vendin.
Kjo është vizita e tretë për dy vjet e Tusk në Republikën e Maqedonisë.