Deputeti nga radhët e VMRO-së, Ilija Dimovski, ka thënë para gazetarëve se partia e Nikolla Gruevskit është e gatshme të bisedojë për përmirësimin dhe zgjerimin e ligjit për gjuhët.
Sipas tij, për këtë VMRO-ja ka biseduar edhe me përfaqësues të BDI-së, por nuk kanë arritur marrëeveshje, njofton “A1on.mk”.
“Përgjegjësinë e mbajmë të gjithë. Ne i fituam zgjedhjet, nëse do t’i kishim humbur atëherë do të ishte ndryshe”, ka thënë Dimovski para gazetarëve. /albeu