Spahiu: Presioni ndaj Ivanovit zgjidh ngërçin politik

Opinionisti Artin Spahiu, duke folur për situatën politike në Maqedoni, ka thënë se partitë politike veçanërisht BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, janë duke luajtur rol tepër pozitiv dhe në shërbim të kauzës shqiptare dhe të shtetit”.

Gjatë një interviste për “Ilirianews.mk”, Spahiu ka thënë se vendi nuk është më në krizë politike, por po mbahet peng nga një parti dhe udhëheqje politike e kriminalizuar dhe keqpërdoruese e pushtetit.

“Unë mendoj se shumica e re parlamentare, e sidomos LSDM-ja, duhet që veprimet t’i ketë më të fuqishme në kërkimin e alternetivave për zhbllokim të situatës.

I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në këtë rast dhe mospërfilljen e rekomandimeve të tyre nga ana e Ivanovit dhe Gruevskit, ai ka thënë se ndërkombëtarët duhet të jenë më të vendosur në bërjen e presioneve.

“Ivanovi dhe Gruevski tani kanë përpëlitjet e fundit për të mbajtur pushtetin, sepse për ta ka dy alternativa: Ose mbajtje pushteti ose marrje të përgjegjësive për krimet e bëra. Pushtetin ato do të mundohen ta mbajnë me çdo kusht ngase e kundërta është e dhimbshme për to, qoftë edhe me kundërshtime dhe mosrespektime të ndërkombëtarëve.

Kjo nuk do të zgjasë shumë, ngase me shtimin e intenzitetit të presionit të ndërkombëtarëve, oligarkia uzurpuese të pushtetit do të dorëzohen dhe do t’a lëshojnë pushtetin, por si, në çfarë formë, të largohen nga shteti për t’i ikur përgjegjësisë, apo të ngelin në opozitë dhe të marrin përgjegjësitë, këtë do ta shohim”, ka thënë Spahiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu