Shefi i shtetit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dërgoi urime deri tek Aleksandar Vuçiq, pas zgjedhjes së tij për President të Republikës së Serbisë.
“Kam nderë të veçantë dhe kënaqësi, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emër timin personal, të dërgoj urime të sinqerta në rastin e zgjedhjes suaj për president të R. së Serbisë, si dhe t’iu uroj shumë sukses në kryerjen e këtij funksioni shumë përgjegjës”, shkruan Ivanov në urimin e tij.
Presidenti Ivanov dëshiron që edhe më tej të vazhdojë bashkëpunimi i ndërsjellë mes dy shteteve.
“Ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, integrimi në Unionin Europian janë fushat të cilat përfaqësojnë prioritet për Republikën e Maqedonisë. Besoj në përgatitjen që na pret për bashkëpunim të afërt me Ju në këtë drejtim, për të mirën e dy shteteve dhe popujve. Shoqërim tradicional, lidhjet historike dhe ndërnjerëzore janë potencial i madh që duhet me përpjekje të përbashkëta ti vëmë në funksion për përforcimin e besimit të ndërsjellë dhe përforcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm”, uron kështu Presidenti Ivanov, presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.