As Tusk nuk mund ta bind Presidentin Ivanov

Presidenti Ivanov pas takimit me Kryetarin e Këshillit Europian, Donald Tusk doli me qëndrim të pandryshueshëm duke theksuar edhe njëherë se vendimi i tij është i prerë dhe se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendimi i tij, raporton Zhurnal.

“Republika e Maqedonisë do ta ruaj sovranitetin e saj dhe indentitetin e gjithë qytetarëve. Me kryetarin Tusk biseduam për aktualitetin në Maqedoni dhe e njoftova me ingerencat e mia si President. Qëndrimi im është i pandryshueshëm. Thejshtë qeveria e re nuk duhet të formohet nga imponime tjera”, tha mes tjerash Ivanov.

Ivanov konsideron që nëse qeveria e re dëshiron të formohet, primare për ta duhet të jetë Bashkimi Europian dhe jo ndonjë platformë të cilën nuk e kanë votuar qytetarët.

“Një qeveri e tillë që dëshiron të formohet, është rrezik për Maqedoninë dhe këtë duhet ta ketë parasysh BE. Qeveria e re duhet të ketë primare BE-në e jo një platformë me të cilën nuk kanë votuar qytetarët”, deklaroi Ivanov.

Ivanov më tej konsideron se tensionet ndëretnike janë nga shkaku i përzierjes së shteteve të huaja në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Janë cënuar mardhëniet ndëretnike sepse dikush po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë. PO tentohet të rrënohen edhe marrdhëniet ndëretnike. Për këtë Maqedonisë i duhet BE-ja dhe jo platforma nga shtete të huaja”, konsideron Ivanov.

Ivanov më tej porositë që ky bllokim që po i bëhet Maqedonisë në lidhje me integrimet europiane duhet të marrë fund, dhe falenderon z.Tusk për mbështetjen e tij ndaj vendin tonë.

“Bllokimi që po i bëhet Maqedonisë drejt BE-së duhet të merr fund sa më parë. Edhe njëher dua ti falemnderohem kryetarit Tusk që ka mirkuptim ndaj nesh, dhe për përkrahjen e tij”, porositë Ivanov.

Nga ana tjetër, Kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk falenderoi Presidentin Ivanov për mikpritjen e tij dhe nuk harroi gjithashtu të porositë që sa më shpejtë të zgjidhet kjo krizë politike, sepse kjo është arsyeja që po e mbanë vendin peng drejt anëtarësimit në NATO.

“Falemnderit z.Ivanov për mikpritjen e sotshme në Shkup. Kuptoj që keni një përgjegjësi të madhe. Këto çështje kërkojnë racionalitet asgjë më pak. Duam të sigurohemi që bashkëpunimi të vazhdoj edhe më tutje rreth migracionit, dhe ne u jemi në dispozicion. Erdha këtu me mesazha të fuqishme nga liderët e BE, që sa më shpejt të jeni pjesë e familjes tonë. President Ivanov unë ju ktheva përgjigje në fillim të muajit mars lidhur me zgjidhjen e krizës politike. Kjo krizë e vazhdueshme e mbanë vendin tuaj peng drejt antarësimit në BE. Me mendje të preht dhe demokraci duhet të veproni, vetëm kështu e keni përkrahjen tonë”, deklaroi mes tjerash Kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu