Tusk-Ivanovit: Derisa silleni kështu mos llogaritni me përkrahje nga BE-ja

Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk pas takimit me presidentin Ivanov është shprehur se Maqedonia s’ka alternativë tjetër përpos BE-së dhe zgjidhjen nga kriza politike do të duhet ta gjejë vetë Maqedonia.

“Vij me një porosi të fuqishme nga liderët dhe institucionet e BE-së, perspektiva juaj është e padyshimtë. Ju mbetet juve që të gjeni zgjidhjen për krizën politike të bazuar në demokraci. Vetëm një zgjidhje e tillë do të jetë e qëndrueshme”, është shprehur Tusk.

Njeriu i parë i BE-së ka falënderuar Ivanovin për ndihmën që ofroi Maqedonia në krizën e refugjatëve, dhe në fund i ka bërë me dije se nuk do ta ketë mbështetjen e BE-së derisa të gjendet zgjidhja e duhur për kalimin e krizës politike.

“Kur ta gjeni zgjidhjen (për zhbllokim të proceseve demokratike, v.j.) do të mund të konsideroni në mbështetjen tonë,” është shprehur Tusk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu