Vendimi i presidentit të Maqedonisë për dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë së re edhe pas vizitës së kreut të Këshillit Evropian Donald Tusk një ditë më parë, nuk i ka habitur njohpas vizitës së kreut të Këshillit Evropian Donald Tusk një ditë më parësit e çështjeve politike në vend.
Ish politikani Imer Selmani thekson se pavarësisht presionit ndërkombëtar, Ivanov do t[i qëndrojë deri në fund vendimit të tij.
“Ivanov po sillet si pronar i Maqedonisë jo si kryetar i vendit. Ka shkelur të gjitha nenet kushtetuese që japin detyrat dhe obligimet atij si kryetar dhe sillet si diktator i cili i jep të drejtën vetvetes se kujt i jep pushtet për të bërë qeverinë e re dhe kujt jo.
Ai ka shkelur Kushtetutën dhe bazën themelore të demokracisë me faktin që nuk i jep mandatin shumicës së re parlamentare që ka 67 nënshkrime të bëjë Qeverinë dhe kjo nuk do të pritet nga unë apo shumica e qytetarëve se ai do të zbusë qëndrimet.
Në këtë drejtim duhet tani veç më kur 2/3 e parlamentit nuk mund të bëhen bashkë që të ngrenë një iniciativë për shkarkimin dhe përgjegjësinë e tij para Gjykatës Kushtetuese mendoj se është pjekur situata që qytetarët të organizohen me partitë politike të shumicës së re, opinioni kritik ndaj kësaj situate që shkatërron vendin për mbledhjen e nënshkrimeve dhe referendum për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të shtetit”, është shprehur Selmani, përcjell “Alsat-M”. /albeu